LAJMI I FUNDIT:

Për tre muaj, rreth 40 mijë vizitor në hotelet e Kosovës

Për tre muaj, rreth 40 mijë vizitor në hotelet e Kosovës
????????????????????????????????????

Në tre mujorin e tretë të këtij viti numri i vizitorëve nëpër hotele e vendit ishte 36 mijë e 872, prej tyre 29.23 për qind ishin vizitorë vendorë dhe 70.77 për qind ishin vizitorë të jashtëm.

Kurse, numri i bujtjeve në TM3 2016 ishte 56 mijë e 558, ku 27.21% e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 72.79% nga të huajt. Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e cila ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë 2016.

“Numrin më të madh të vizitorëve dhe net qëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 19 mijë e 638 vizitorë dhe 31 mijë e 326 net qëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, etj. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj”, thuhet në komunikatë e ASK-së.


Në tremujorin e tretë të vitit 2016 pjesë e anketës ishin 109 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 16.31%. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori