Për disa ditë me radhë, që pas mëngjesit të 26 nëntorit, Shqipëria realisht ngriu si me telekomandë. U ndaluan si me magji vrasjet, vjedhjet, sherret banale, jo vetëm ato të politikës, madje edhe aksidente automobilistike pothuajse nuk pati.
Gati po krijohej iluzioni sikur shoqëria kishte nisur të reflektonte pozitivisht ndaj dobësive të veta për shkak të tragjedisë së madhe, që shkaktoi tërmeti. Saqë e kishte frymëzuar me të drejtë ndoshta edhe Mustafa Nanon, i cili në një monolog të tijin ia blatonte këtë efekt solidaritetit, që u shfaq ndër shqiptarët në respekt të atyre që u goditën më fort prej fatkeqësisë.
Por, koha rrodhi shpejt dhe ja ku jemi sot. Të gjithë duket se janë rikthyer në jetën “normale”, me të njëjtin përkushtim dhe me të njëjtin ritëm si më parë. Në lajmet e kronikës së zezë kanë shpërthyer sërish krimet e zakonshme, me gjak dhe pa gjak, në rrugë janë shtuar aksidentet, ndërkohë që politika është pozicionuar me të njëjtin pasion në llogoret e vjetra.
Me sa duket, ajo stepje e përkohshme e instinkteve dhe veseve të kësaj nahisë sonë për pak ditë nuk ka pasur shumë lidhje me ndonjë shpërthim të papritur humanizmi, por ka qenë thjesht efekt i ndjenjës kolektive të frikës. Janë nga ato çaste të rralla, kur njeriu tkurret nga pafuqia e vet për të ndaluar apo parashikuar forcën e natyrës ose të Plotfuqishmit. Por deri këtu, sepse harresa pastaj bën punën e vet.
Ndaj edhe është e kotë të presim mrekulli të gjata, që mund të lindin prej gërmadhave të fatkeqësive. Sepse ligjet e natyrës dhe ligjet e shoqërisë janë të ndara.
Tërmeti i 26 nëntorit është e sigurt që do t’i bëjë më të forta dhe më të sigurta shtëpitë dhe pallatet e shqiptarëve në të ardhmen.
Por, që ky vend të bëhet më i mirë, më i pakorruptuar, më i drejtë, më i lirë dhe më demokratik ka nevojë për tërmet të një lloji tjetër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën