LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë, Spotify regjistroi mbi 500 milionë përdorues mujor

Për herë të parë, Spotify regjistroi mbi 500 milionë përdorues mujor

Spotify thotë se mbi gjysmë miliard njerëz, saktësisht 515 milionë, e përdorin shërbimin e tij të transmetimit në baza mujore, bazuar në të dhënat deri më 31 mars.

Kjo është një rritje prej 22 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ose 5 për qind kundrejt tremujorit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Spotify tha se rritja e përdoruesve tejkaloi udhëzimet e saj me 15 milionë, me CEO Daniel Ek që komentoi se rezultatet përfaqësonin tremujorin e dytë më të madh të rritjes së përdoruesve të shërbimit në historinë e tij


Abonentët Premium, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave të kompanisë, u rritën 15 për qind në 210 milionë, duke kaluar vlerësimet prej 206 milionë. /Telegrafi/