LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë pas tre muajve, Gjermania raporton më shumë se 1.000 raste të reja me COVID-19

Për herë të parë pas tre muajve, Gjermania raporton më shumë se 1.000 raste të reja me COVID-19

Gjermania raportoi 1.045 raste të reja me COVID-19, njoftoi qendra për kontrollin e sëmundjeve e këtij vendi – hera e parë që rastet ditore kanë arritur shifrat e mbi 1000 personave në tre muajt e fundit.

Hera e fundit që Gjermania regjistroi më shumë se një mijë infeksione të reja brenda 24 orëve ishte 9 maji, shkruan CNN.


Qeveria gjermane ka shprehur shqetësimet e saja për rritjen e numrit të infeksioneve në të gjithë vendin gjersa u bëri thirrje qytetarëve që të ndjekin rregullat pandemike, si distancimi shoqëror, vendosjen e maskave si dhe larjen e duarve, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë, qeveria gjermane njoftoi se udhëtarët që kthehen në vend pas pushimeve janë një burim tjetër i infeksioneve dhe ka filluar testimet falas në pikat kufitare.

Sfidë tjetër do të jetë procesi i rihapjes së shkollave pasi përfundon pushimi i verës, ku pritet të rritet numri i personave të infektuar.

Me moton, “Coronavirusi nuk ekziston” - Mijëra protestues kundër qeverisë gjermane
Lexo po ashtu Me moton, “Coronavirusi nuk ekziston” - Mijëra protestues kundër qeverisë gjermane

Ndryshe, Gjermania ka regjistrua 214 mijë raste me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 9244 persona. /Telegrafi/