Për herë të parë pas Big Brother VIP, publikohet fotografi e përbashkët e Borës dhe Donaldit në rrjetet sociale
Çifti Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë kthyer prej kohësh në ndër personazhet më të diskutuar në mediat rozë.
Pas një sage të gjatë të ndarjes dhe ri-takimit në Big Brother VIP, dyshja lanë prapa gjithçka dhe u rikthyen sërish në krahët e njëri-tjetrit.
Gjatë muajve ata u fotografuan nga paparacët së bashku disa herë në lokacione të ndryshme, kryesisht gjatë pushimeve jashtë vendit.

Ndërkohë së fundmi, një fotografi e përbashkët e çiftit është publikuar edhe në rrjetet sociale.
Ka qenë shoqja e tyre e ngushtë, Semi Jaupaj, ajo e cila ka publikuar një fotografi me dyshen, të realizuar në një nga tribunat e festivalit “Sunny Hill” që po mbahet në Tiranë.

“Shokë përgjithmonë”, shkroi Semi në mbishkrimin e fotografisë, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit.
Semi përndryshe gjatë kohës së Big Brother VIP ishte indinjuar me Donaldin, kur kishte kuptuar se ky i fundit krijoi një lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit brenda.
Megjithatë lidhja e Donaldit me Beatrixin përfundoi pas mbarimit të BBV, me ç’rast edhe miqësia e vjetër e Semit me Donaldin u rikthye. /Telegrafi/








































