LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë në Shqipëri kartëmonedha 10 mijë lekëshe, del në treg nga korriku

Për herë të parë në Shqipëri kartëmonedha 10 mijë lekëshe, del në treg nga korriku

Nga muaji korrik, për herë të parë në treg do të hidhet në qarkullim kartëmonedha 10 mijë lekëshe, dhe njëherazi do të prodhohet edhe një seri e re  me prerje 1000 lekë.

Kartëmonedhat u prezantuan këtë të martë në Bankën e Shqipërisë nga guvernatori Gent Sejko.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha në ceremoninë e prezantimit të kartëmonedhave të reja se prerja e re 10 mijë lekëshe është nevojë e lidhur me zhvillimin ekonomik të vendit dhe plotëson kërkesat e tregut për të pasur një prerje të tillë.

Kartëmonedha 10.000 lekë mbart si tematikë simbolet e Flamurit Kombëtar dhe Himnit, të shoqëruar me portretin e poetit tonë të Rilindjes Kombëtare, Asdreni, dhe si të gjitha prerjet e serisë së re, edhe kjo kartëmonedhë përmban elemente sigurie të avancuara. /Euronews Albania/