LAJMI I FUNDIT:

Për shtatë muaj 116 të vdekur në aksidente rrugore

Për shtatë muaj 116 të vdekur në aksidente rrugore

Shqipëria vazhdon të ketë një numër të madh jetësh të humbura nga aksidentet rrugore edhe pse në krahasim me vitin e kaluar ka një frenim të lehtë.

Sipas të dhënave të INSTAT në shtatë-mujorin 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 116, nga 127 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat tregojnë se në korrik 2018, aksidentet rrugore, në 74,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.


Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 45 – 60 vjeç, duke zënë 27,1 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë rritur me 15,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në shtatë mujorin 2018, aksidentet rrugore në 20,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 7,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Në muajin Korrik 2018 numërohen 166 aksidente rrugore, nga 199 aksidente të ndodhur në Korrik 2017, duke u ulur me 16,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Korrik 2018, numri i të aksidentuarve është 210 persona, nga 272 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 22,8 %, shkruan Monitor.

Numri i të aksidentuarve në shtatëmujorin 2018, është 1.276, duke u ulur me 13,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin korrik 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 18 persona, nga 22 që ishte një vit me parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Drejtësi
Kalo në kategori