LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të skenave shqetësuese në horrorin “Terrifier 2”, shikuesve u ka rënë të fikët dhe u ka nxitur të vjella

Për shkak të skenave shqetësuese në horrorin “Terrifier 2”, shikuesve u ka rënë të fikët dhe u ka nxitur të vjella
(Foto: Screenshot/YouTube/Cinedigm)

Një film i ri horror ka bërë që shikuesit të vjellin dhe të humbin mendjen për shkak të egërsisë së fortë dhe skenave shqetësuese, ndërsa vet producenti ka lëshuar një paralajmërim për “ata që janë me zemër të dobët”.

“Terrifier 2” ka nisur shfaqjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tashmë po merr shumë vlerësime, duke marrë një vlerësim 91 për qind në Rotten Tomatoes.

Ngjarja ndjek historinë e klounit Art që përcjell një vajzë adoleshente dhe vëllanë e saj në natën e Halloween. Pavarësisht dhunës dhe tmerrit, filmi mori vlerësime të shkëlqyera, ku disa e quajtën “filmi horror më i mirë i vitit”.


https://twitter.com/AllieWrestling/status/1578202989491552256?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1578202989491552256%7Ctwgr%5E157542b56bf244e69198c221bc55c048e4bad9b8%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fmagazin%2Fshowbiz%2Fzbog-uznemirujucih-scena-u-novom-hororu-gledatelji-u-kinima-povracali-i-padali-u-nesvijest%2F221012047

Pjesë të filmit thuhet se janë aq të dhimbshme dhe të dhunshme, saqë disa kinema duhej të thërrisnin ambulancën, sepse shikuesve po u binte të fikët.

Në përshkrim thuhet se “Terrifier 2” nënkupton “kaos të përgjakshëm” dhe e karakterizoi atë si “ndoshta filmi horror më i përgjakshëm, më i çmendur, më brutal që do të shihni gjatë gjithë vitit”.

Filmi u shfaq në kinematë amerikane dhe u bë një hit i madh në mesin e fansave të horrorit, por disa treguan histori të shikuesve të tjerë të filmit që nuk e shijuan aq shumë.

Një nga shikuesit tregoi përvojën e tij, duke thënë se dikujt pas tij në kinema i ka rënë të fikët, ndërsa ai i dëgjoi të tjerët që dilnin jashtë dhe hidheshin.

Filmi është aq brutal sa një nga producentët, Steve Barton, postoi një paralajmërim për shikuesit e mundshëm në profilin e tij në Twitter.

“Ky film përmban skena të dhunës grafike dhe përshkrime brutale të tmerrit. Shikuesit që janë me zemër të dobësuar, të prirë për marramendje ose me stomak të dobët, këshillohen të tregojnë kujdes ekstrem. Tashmë ka pasur raste të shumta të të fikëtit dhe të vjellave në kinema. Për ata që zgjedhin të vazhdojnë, ju jeni paralajmëruar…”, është shprehur ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Magazina
“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother

“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother

Magazina
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Magazina
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina

Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina

Magazina
Kalo në kategori