LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të një xhakete, plagosi nënën natën e vitit të ri në New Jersey – shqiptari thotë se dëshironte ta vriste atë

Për shkak të një xhakete, plagosi nënën natën e vitit të ri në New Jersey – shqiptari thotë se dëshironte ta vriste atë

Një burrë nga Elmwood Park i New Jerseyt, i cili po akuzohet për goditje me thikë në shpinë të nënës së tij në natën e Vitit të Ri, raportohet se u hidhërua sepse ajo qeshi me të kur ai u ankua për lëvizjen e xhaketës së tij.

Emiliano Domi, 25 vjeç, akuzohet për tentativë vrasjeje të shkallës së parë dhe pesë akuza të tjera në ngjarjen e 31 dhjetorit.


Në deklaratën e shqiptarit, detektivët shkruan se Domi ishte fjalosur me nënën e tij për lëvizjen e një xhakete në divanin e dhomës së ndenjes. Ajo raportohet se “qeshi me të, gjë që bëri që Emilianon të zemërohej (dhe ai) e shtyu atë në tokë”, thuhet në deklaratë, raporton nj.

Domi pranoi para hetuesve se e kishte marrë thikën e kuzhinës dhe e ka goditur nënën ndërsa më pas është larguar nga shtëpia.

“Ai tha se qëllimi i tij ishte ta vriste atë dhe se u largua nga shtëpia duke besuar se ajo kishte vdekur”, shkruante në deklaratën e shqiptarit dhënë policisë së New Jerseyt.

Pak kohë më vonë, Domi hyri me qetësi në një furrë buke në Garfield dhe filloi të bënte pyetje të çuditshme, gjë që ngriti shqetësime. Kjo dërgoi në arrestimin e shqiptarit dhe zbulimin e lëndimit të gruas, thanë autoritetet.

Domi u arrestua në Garfield dhe krahas tentativës për vrasje, Domi akuzohet për dy vepra për sulm të rëndë, tentativë vrasje dhe dy vepra për armë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Kalo në kategori