LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të mungesës së ujit, të martën nuk janë kryer të gjitha operacionet në Spitalin e Mitrovicës

Për shkak të mungesës së ujit, të martën nuk janë kryer të gjitha operacionet në Spitalin e Mitrovicës

Në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, “Dr.Sami Haxhibeqiri”, të martën nuk janë kryer të gjitha intervenimet (operacionet) tek pacientët e shtruar, kjo për shkak të mungesës së ujit.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, Luljeta Zhubi.

Sipas saj, sot (e mërkurë) do të kompensohen të gjitha intervenimet e planifikuara në këtë spital.


“Për shkak të mungesës së furnizimit me ujë, të martën janë kryer disa operacione, por jo të gjitha që kanë qenë të planifikuara. Por, sot e tutje kompensohen ato intervenime”, ka thënë Zhubi.

Ndërkaq, në faqen zyrtare të kompanisë Rajonale Ujësjellësi “KRU Mitrovica”, ishte bërë e ditur se kjo kompani ishte ballafaquar me disa probleme teknike të cilat kishin ardhur si pasojë e shfaqjes së defekteve në stabilimentet e Impiantit për Trajtimin e ujit në Shipol dhe njëkohësisht edhe çrregullimin e furnizimit me ujë të pijes, e cila tashmë është rregulluar.

Ndryshe, rajoni i Mitrovicës që furnizohet me ujë nga kjo kompani është përballur disa ditë me ndërprerje të ujit, e cila gjë ka bërë që shumë qytetarë të frustrohen nga kjo gjendje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori