LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të COVID-19 punuan më pak, gjermanët vitin e kaluar kanë pasur numrin më të vogël të orëve të punës në 30 vitet e fundit

Për shkak të COVID-19 punuan më pak, gjermanët vitin e kaluar kanë pasur numrin më të vogël të orëve të punës në 30 vitet e fundit

Gjatë vitit të kaluar në Gjermani për shkak të pandemisë së coronavirusit, është regjistruar numri më i vogël i orëve të orarit të punës në këtë vend, ka bërë të ditur Agjencia Federale për Punë.

“Mesatarja e vitit të orëve të punës gjatë vitit të kaluar është shkurtuar për më shumë se 50 orë”, ka thënë Enzo Webber nga Instituti për Hulumtimin e Tregut të Punës që funksionon në kuadër të Agjencisë Federale të Punës, transmeton Telegrafi.


Gjatë vitit të kaluar është regjistruar një rënie e orëve të punës për 4.7 për qind në raport me një vit më parë, ku në fund të vitit të kaluar në total ishin 59.64 miliardë orë punë, që është shifra më e ulët e regjistruar në 30 vitet e fundit.

Për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia e COVID-19 kishte rënë edhe numri i përgjithshëm i të punësuarve – për herë të parë në 16 vitet e fundit. Në total në Gjermani në fund të vitit të kaluar ishin të punësuar 44.8 milionë njerëz, që është 1.1 për qind më pak sesa gjatë vitit 2019.

E rënia e orëve të punës më së shumti lidhet me masat preventive të vëna siç është shkurtimi i orarit të punës. E nga ky shkurtim i orarit të punës ishin goditur 2.9 milionë të punësuar, që është afro tri herë më shumë sesa në krizën e vitit 2009, kur qeveria subvencionoi shkurtimin e orarit të punës si një mekanizëm i mbrojtjes nga dëmet për ndërmarrësit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Evropa
IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

Azia
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori