LAJMI I FUNDIT:

“Për, ribashkimin” (Video)

“Për, ribashkimin” (Video)

Dërgimi në Kuvend i Marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Asociacionin e Komunave Serbe, mund t’i bashkojë sërish tri partitë opozitare.

Paralajmërimi i zyrtarëve qeveritarë se marrëveshja për demarkacionin duhet të ratifikohet brenda dy muajsh, do ta aktivizojë Lëvizjen Vetëvendosje për organizimin e protestave për ta kundërshtuar këtë marrëveshje, raporton KTV.


Zyrtarë të kësaj lëvizjeje ftojnë edhe dy partitë e tjera opozitare të bashkohen në organizimin e këtyre protestave.

Krasniqi thotë se protestat do të jenë edhe më të fuqishme, si brenda, ashtu edhe jashtë Kuvendit në momentin e diskutimit të marrëveshjes.

Zyrtarë të partisë Nisma thonë se do të marrin pjesë në secilën protestë që kundërshton ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, përcjell Koha.net. Se a do t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje në protesta, zyrtarë të AAK-së nuk kanë dashur të flasin.