LAJMI I FUNDIT:

Për qytetarët e Kosovës ende nuk ka viza turistike nga vendet e Evropës Perëndimore

Për qytetarët e Kosovës ende nuk ka viza turistike nga vendet e Evropës Perëndimore

Për shkak të pandemisë COVID-19 dhe kufizimeve që kanë vendosur shtetet evropiane dhe ato në rajon, qytetarët e Kosovës për më shumë se një vit nuk kanë mundur të marrin viza turistike.

Përkundër paralajmërimeve se do të lejohen vizat turistike nga muaji qershor, një gjë e tillë ende nuk është vendosur. Përveç rasteve urgjente, kosovarët nuk mund të lëvizin në asnjë vend ku kërkohen vizat.

Ambasada gjermane në Prishtinë në një përgjigje për Telegrafin, ka thënë se për shkak të kufizimeve aktuale në Gjermani, turistët ende nuk lejohen.


“Për shkak të kufizimeve aktuale udhëtimet për qëllime turistike ende nuk janë të lejuara. Si rezultat, në këtë kohë nuk mund të aplikohet, e as të lëshohen vizat turistike. Tani për tani nuk mund të japim ndonjë parashikim se kur mund të hiqen kufizimet”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Telegrafin.

Po ashtu, edhe Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë kanë theksuar për Telegrafin se kufijtë janë të mbyllur, dhe se nuk japin viza turistike.

“Ju informojmë se kufijtë grekë aktualisht janë të mbyllur deri në një njoftim tjetër”, thuhet në përgjigjen për Telegrafin.

Vlen të përmendet se qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon që nuk gëzojnë lirinë e lëvizjes, ku liberalizimi e vizave është premtuar se do realizohet nga të gjitha qeveritë e kaluara e po ashtu edhe nga qeveria aktuale që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Ndryshe, Qeveria në Kosovë javë më parë ka lehtësuar masat antiCOVID, ku ka larguar orën policore dhe ka zgjatur orarin për bizneset, ndërkohë po vazhdon vaksinimi i qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës. Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori