Shqipëria pa dyshim mbetet destinacioni më i frekuentuar i shqiptarëve të Kosovës për pushimet e verës.
Që nga brigjet e detit veror të lagur nga Adriatiku e deri poshtë në jug te brigjet e lagura nga deti Jon, riviera shqiptare është e pasur përplot me plazhe të mrekullueshme.
Telegrafi në reportazhin radhës vizitoi Durrësin dhe Vlorën, si dy nga qytetet me frekuencën më të madhe të turistëve gjatë sezonit veror.
Përgjatë muajit maj kishin nisur përgatitjet për sezonin veror, gjersa vizitat nga qytetarët e Kosovës tashmë veç kishin pushtuar qytetin.
Durrësi
Qyteti i Durrësit u godit nga fatkeqësitë e njëpasnjëshme: fillimisht nga tërmeti i famshëm i nëntorit të 2019-s, e ndërsa më pas edhe nga mbyllja totale shkaku i pandemisë COVID-19, që rezultoi me një sezon të dobët veror.
Mirëpo jo e njëjta situatë pritet të ndodhë edhe këtë vit, pasi afaristët e shumë prej hoteleve turistike, thonë për Telegrafin se këtë vërehet një lëvizje më e shtuar e shqiptarëve të Kosovës drejt këtij bregdeti.
“Ky sezon pritet që do të jetë shumë i fuqishëm, po shikojmë qe ka lëvizje, falë miqve kosovarë ose të themi shqiptarëve të Kosovës, që na kanë ndihmuar shumë në këtë periudhë, në periudhën e tërmetit gjithashtu, në pandemi na kanë mbështetur, kanë qenë mbështetësit tanë kryesorë në periudhën që ne kishim më shumë nevojë për ta”, ka thënë Majk Kulla, sipërmarrës në hotelin “Palace”.
E një parashikim të ngjashëm për një sezon më të ngjeshur veror e ka edhe pronari i “Harmonia Hotel”, Muhamed Kurmemi.
Ai thotë se me gjithë vështirësitë e pandemisë, qyteti i Durrësit është mobilizuar për një mikpritje sa më të denjë për shqiptarët e Kosovës.
“Durrësi dhe ne kemi filluar përgatitjet e sezonit turistik, pavarësisht se kohën nuk e kemi fort në favorin tonë, por besoj që në ditët në vazhdim do të hapet dhe ne jemi përgatitur si vitin e kaluar, kemi një bashkëpunim shumë të mirë dhe një mikpritje shumë të ëmbël për turistët tonë, vëllezërit tonë nga Kosova”, ka thënë Muhamed Kurmemi.
Vlora
Nga Durrësi shkojmë në Vlorë, por qëndrojmë ende në Adriatik.
Plazhet e Vlorës janë destinacioni i përzgjedhur i shumë prej shqiptarëve të Kosovës për pushimet e tyre verore.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e pushuesve, që të mund t’i bëjnë pushimet e tyre larg mundësisë për t’u infektuar me virusin COVID-19.
“Suksesi i përbashkët i vitit që shkoi, që i dedikohet në një farë mënyre shqiptarëve të Kosovës, unë jam i bindur që do të jetë i shoqëruar me një sukses të ri këtë sezon turistik që presim të vitit 2021. Kemi pasur vjet pavarësisht vështirësive të pandemisë shumë vizitorë nga Kosova, shumë vizitorë nga të gjithë trevat shqiptare dhe jemi duke pritur që falë përmirësimit të situatës COVID-19 në territorin e Shqipërisë falë luftës së jashtëzakonshme që ka bërë Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Shëndetësisë për vaksinimin e popullatës, të kemi një sezon të mbarë, një sezon mikpritës dhe shpresoj që ditë pas dite të përmirësohen ato rregullat e forta që ka pasur për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në muajt në vazhdim ngelem shpresëplotë që do të kemi një sezon t֝ suksesshëm turistik në këtë vend”, ka thënë për Telegrafin, Dritan Leli.
Zhvillimi i turizmit në Vlorë dhe biznesit të hotelerisë u ka dhënë mundësinë shumë depërtimit në këtë industri edhe sipërmarrësve femra.
E tillë është Anisa Ceno, një nga anëtaret e bordit në sipërmarrjen “Kraal Hotel”. Ajo në një bisedë për Telegrafin tha se me mundësitë që ka shqyrton idetë për të shprehur ndihmë mbi punësimin dhe zhvillimin e femrave.
“Ideja është që pjesa më e madhe e stafit të jenë femra. Më pëlqen që t’iu jap një oportunitet femrave dhe në të gjithë pjesën lokale, por pse jo dhe në të gjithë Shqipërinë, në mënyrë që ato të jenë të pavarura dhe të mund të shikojnë një moment në karrierë këtu në ‘Kraal Hotel’”, tha për Telegrafin Anisa.
Atraksionet brenda në qytet dhe jeta e natës
Vlora si një qytet me traditë dhe histori, është kujdesur që të ofrojë për vizitorët atraksion edhe brenda në qytet, me zhvillimin e shumë prej shëtitoreve dhe lagjeve ku të gjithë mund të kalojnë një kohë të përsosur kur janë larg plazhit.
E kjo ndjenjë më së miri mund të përjetohet në lagjen e vjetër të Vlorës, e cila për nga restaurimi fantastik që i është bërë – vetëm e vjetër nuk mund të quhet.
Pushimet nuk mund të quhen pushime vetëm me kënaqësitë që të ofron deti.
Jeta e natës është gjithashtu një faktor i rëndësishëm që josh pushuesit, veçanërisht të rinjtë për të bërë me kujdes zgjedhjen e tyre se ku duan të shkojnë.
Qyteti i Vlorës është një nga ata i cili kujdeset që çdo natë të ofrojë mbrëmje të ndryshme muzikore, për t’i argëtuar pushuesit në ditët e tyre të pushimit.
Këngëtarja Marsela Çibukaj, e cila mori pjesë në koncertin e hapjes së sezonit turistik, tha për Telegrafin se lumturia e të kthyerit në normalitet pas pandemisë, është më e madhja për të si këngëtare, pro edhe qytetare e Shqipërisë.
“Çelja e sezonit turistik është një kënaqësi, që njerëzit i janë rikthyer jetës. Po i rikthehemi normalitetit avash avash. Të gëzojmë jetën sepse këto gjëra na bëri të kuptojmë ky vit i vështirë”, ka thënë Marsela Çibukaj për Telegrafin.
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi: Jemi një dhe të pandarë, deti është i gjithë shqiptarisë
Ministri i Turizmit në Republikën e Shqipërisë, Blendi Klosi, u shpreh se shqiptarët janë një dhe të vetëm kur bie fjala te bashkimi.
Ai u shpreh bashkëpunimi i treguar ndër vite mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë për zhvillimin e turizmit është i madh.
“Nuk do të doja kurrë të thoja se ne jemi të ndarë në dy shtete. Ne jemi një dhe si të tillë e kemi treguar veten. Duhet të vazhdojmë bashkëpunimin si një dhe te pandare, deti është i gjithë shqiptarisë, i gjithë shqiptarëve, këndej dhe andej bjeshkëve, deti dhe hapësirat turistike tonat janë të jashtëzakonshme”, ka thënë Klodi për mediat.
Shqipëria edhe sivjet ka bërë një punë të mrekullueshme në çuarjen përpara të turizmit me zhvillimin në infrastrukturë, por edhe shërbim.
Duket se një mungese rreth dy vjeçare pushimesh në këtë vend, shqiptarët do ta ndjejnë veten të sigurt në shtetin amë, duke pasur mundësinë të kalojnë pushime të paharruara.
Ky udhëtim u mundësua nga AGK në bashkëpunim me Trip To Albania. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Flokëgjatat bëjnë më shumë seks, sipas këtij studimi
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A