Florian Marku po bëhet gati për meçin e radhës, ku kësaj radhe do të përballet me francezin Jorick Luisetto.

Boksieri shqiptar që njihet për fansat e tij të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare, duket se është gati për meçin.


Faqja në Instagram ‘Sjamboxing’, ka publikuar pamje nga dhoma e zhveshjes së Markut, ku nuk mungojnë këngët patriotike.

Ai ka lëshuar këngën e tij të zakonshme: “Për Preshevën gjithë me ra”, ku edhe ka kënduar.

Kjo është kënduar nga ushtarët e UÇPMB-së gjatë luftës në këtë rajon të banuar me shqiptarë.

Marku gjithmonë e lëshon këtë këngë në zhveshtore për tu bërë gati. /Telegrafi/

telegrafi sport app