Vetëm gjatë dy muajve të parë të këtij viti, në Kosovë u shënuan shtatë raste të vrasje në familje. Në njërin rast, djali vrau prindërit, ndërkaq rasti i fundit ka qenë më 18 shkurt të këtij viti, kur një zyrtare policore vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas bëri vetëvrasje.
Ndërkaq gjatë vitit të kaluar kanë ndodhur gjashtë raste të vrasjeve brenda familjes. Në katër raste ishin shënuar krime të vrasjes së grave nga burrat e tyre, ndërkaq një rast vëllai kishte vrarë vëllanë dhe një rast tjetër, nëna vrau fëmijën e saj.
Këto janë të dhënat e Policisë së Kosovës, sipas të cilave, në vitin 2019, janë iniciuar për hetim 1951 raste të dhunës në familje.
Ndërkaq sa i përket gjinisë, sipas Policisë së Kosovës, 1,557 viktima të këtyre rasteve kanë qene femra dhe 788 meshkuj.
Policia ka arrestuar 788 persona të dyshuar për përfshirje në rastet e cilësuara si dhunë në familje.
Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës flet edhe për të dhënat për vitet paraprake sa i përket dhunës në familje.
“Në vitin 2018, policia ka iniciuar 1541 raste të ‘dhunës në familje’. Sa i përket gjinisë, 1189 viktima të këtyre rasteve kanë qene femra dhe 308 meshkuj. Viktimat sa i përket moshës, grup-moshat më të shpeshta janë ato 20-30 vjeçare dhe 30-40 vjeçare. Policia ka arrestuar 499 persona të dyshuar për përfshirje në rastet ‘dhunë në familje’”, tha Hoxha për Radion Evropa e Lirë.
“Derisa në vitit 2017, policia ka iniciuar 1269 raste të ‘dhunës në familje’. Sa i përket gjinisë: 958 viktima të këtyre rasteve kanë qene femra dhe 261 meshkuj. Viktimat sa i përket moshës, grup-moshat më të shpeshta janë ato 20-30 vjeçare dhe 30-40 vjeçare. Policia ka arrestuar 400 persona të dyshuar për përfshirje në rastet ‘dhunë në familje”, tha Hoxha.
Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se e gjithë shoqëria duhet të angazhohet në mënyrë që të ndikohet në ndaljen dhe uljen e rasteve të vrasjeve, sidomos në familje.
Ajo thotë se institucionet gjegjëse duhet të angazhohen më shumë që të dihet se kush posedon armë, dhe si qëndrojnë me shëndetin mendor, pasi edhe kjo paraqet rrezik për shoqërinë.
“Deri tash shteti ka reaguar, pasi vrasësit po zbulohen, por më pas, sa po dënohen shtrohet pyetja. Kemi pasur dy raste kur vrasësit janë dënuar me burgim të përjetshëm, por më pas lënda është kthyer në rigjykim. Do të shohim nëse do të ulet dënimi. Kjo jep shenja që nuk po i marrin dënimet meritore, në këtë rast vrasësit e grave. Gjithë shoqëria duhet të angazhohet dhe të vetëdijesohet që të ndryshojë situata”, tha Berisha.
Në Kosovë, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri i armëve ilegale në posedim të qytetarëve llogaritet të jetë rreth 260 mijë sosh. Ndërkaq numri i përgjithshëm i armëve legale në posedim të qytetarëve, është afër 50 mijë.
Berisha shton se armët ilegale në duart e qytetarëve përbëjnë rrezik për shoqërinë dhe kërkon kontroll të shtuar nga autoritetet e rendit.
Kodi Penal i Republikës së Kosovës, dënimin më të rëndë për vrasje parasheh dënimin me burgim të përjetshëm.
Zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, kohë më parë pati thënë se kjo gjykatë, ka vërtetuar dy dënime me burgim të përjetshëm, mirëpo ato janë kthyer në rigjykim.
Ndërkaq në Institutin e Kosovës për Drejtësi, institut ky që monitoron rastet në gjykata, thonë se deri më tani është shpallur vetëm një dënim me burgim të përjetshëm. Kurse, për gjashtë raste tjera gjykatat në shkallën e parë kanë shpallur dënim të përjetshëm, të njëjtat janë ndryshuar apo kthyer në burgim me vite nga 22 deri 37 , kurse disa të tjera janë kthyer në rigjykim.
Në këtë Institut thonë se masat e ashpra ndëshkimore nuk po arrijnë qëllimin në mënyrë që rastet e vrasjeve në familje të parandalohen.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert