LAJMI I FUNDIT:

Për një marrëveshje 27 zyrtarë të UP-së në Turqi

Për një marrëveshje 27 zyrtarë të UP-së në Turqi

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka dërguar në Stamboll të Turqisë një mega-delegacion prej 27 zyrtarëve të saj për të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me një universitet. Deputetë nga radhët e opozitës në Komisionin Parlamentar për Arsim thonë se pjesëmarrja jashtë vendit me mega-delegacione të tilla s’ka kurrfarë efekti pozitiv, përpos dëmtimit të buxhetit.

Për ta nënshkruar vetëm një marrëveshje bashkëpunimi me një universitet në Turqi Universiteti i Prishtinës ka nisur një megadelegacion për në Stamboll, i përbërë nga 27 zyrtarë të saj, të cilit i prinin rektori Marjan Dema, përfaqësues nga Këshilli Drejtues, menaxhmeti dhe senatorë të universitetit “Hasan Prishtina”, shkruan sot, gazeta Zëri.


Kjo vizitë është realizuar më 14 dhjetor 2018 në Universitetin Teknik Yildiz të Stambollit.

Ndonëse zyrtarë të Rektoratit i kanë thënë gazetës “Zëri” se të gjitha shpenzimet e delegacionit të UP-së kanë qenë të mbuluara nga shteti nikoqir, deputetë nga radhët e opozitës në Komisionin Parlamentar për Arsim dhe njohës të çështjeve të arsimit në vend thonë se pjesëmarrja jashtë vendit me megadelegacione të tilla s’ka kurrfarë efekti pozitiv, përpos dëmtimit të buxhetit nëpërmjet marrjes së mëditjeve.

“Me ftesën e universitetit nikoqir nga UP-ja në këtë vizitë kanë marrë pjesë 27 persona, pjesëtarë të Këshillit Drejtues, të menaxhmentit dhe senatorë të UP-së. Shpenzimet e akomodimit për realizimin e kësaj vizite janë mbuluar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA, ndërsa shpenzimet e ushqimit janë mbuluar nga universiteti nikoqir dhe partnerët tjerë nga Turqia”, është thënë nga zyrtarë në zyrën e rektorit Marjan Dema.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori