Për një javë Policia në Ferizaj shqipton një mijë e 109 gjoba

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Policia e Kosovës në Ferizaj ka vazhduar me planet operative në rrugët regjionale dhe lokale, ndërkohë ka hasur në gjithsejtë një mijë e 109 shkelës të komunikacionit.
Ndaj këtyre vozitësve janë marrë masa dhe u janë shqiptuar gjoba kundërvajtëse.
Sipas raportit javor të Policisë planet e tilla operative do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim.
“Gjatë javës së kaluar, nga data 31.03-06.04.2025, janë shqiptuar 1,109 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 3 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik”, thuhet në raport./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































