LAJMI I FUNDIT:

Për një biletë, për pak sa nuk shkaktoi aksident me autobus (Video)

Për një biletë, për pak sa nuk shkaktoi aksident me autobus (Video)

Kishte blerë biletën, por e kishte shqyer pa dashje. Për këtë shkak kërkonte që konduktori t’ia ndërronte atë me një të re.

Për shkak të numrave serik në stokun me bileta, kondukteri refuzoi këtë duke thënë se gjithçka ishte në rregull.

Por, mashkulli i panjohur, që dyshohet të jetë në vitet e tridhjeta, kundërshtimin e tij e ka vazhduar tutje, derisa ka shkuar tek kabina e shoferit që drejtonte autobusin, transmeton Telegrafi.


Duke kërkuar një biletë të re, pasagjeri ka lëvizur dhunshëm timonin e autobusit në lëvizje, por për fat nuk është shkaktuar ndonjë ndeshje.

Policia e Britanisë së Madhe ka lansuar videon që kanë regjistruar kamerat e sigurisë, në përpjekje për të identifikuar burrin që bëri këtë kërcënim, që mund të kishte pasoja të rënda në njerëz. /Telegrafi/