Dy vajza të mitura shtatzënë janë shtrirë në repartin e gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës javën që po lëmë pas.
Por, ato nuk janë të miturat e vetme që do të bëhen nëna. Përgjatë këtij viti, 34 vajza kanë marrë statusin e nënës, ani pse në moshë të re.
Derisa bashkëmoshataret e tyre natyrshëm zgjedhin shkollimin, disa vajza të mitura po zgjedhin tjetër rrugë për vetën. Martesën e hershme.
E numri i vajzave të cilat ende nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë, por janë bërë nëna nuk është i vogël.
Për nëntë muajt e parë të këtij viti, 34 vajza nën moshën 17-vjeçare janë bërë nëna.
Këtë e ka treguar për Express Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli.
“Nën moshën 17 vjeçe 24 vajza janë bërë nëna, nën moshën 16 vjeçe 8, nën moshën 15 vjeçe 1 dhe nën moshën 14 vjeçe po ashtu 1”, ka treguar Ismajli.
Ismajli ka theksuar se përgjatë nëntë muajve të parë të vitit 2019, në QKUK janë kryer gjithsej 7283 lindje.
“Numri i lindjeve deri në muajin shtator të vitit 2019 ishte: 7283 lindje, prej tyre 2477 lindën me prerje cezariane apo operacion. Kanë lindur 3454 foshnje të gjinisë femërore dhe 3919 të gjinisë mashkullore”, ka bërë të ditur Ismajli.
Vetëm gjatë javës që po lëmë pas, dy vajza të mitura shtatzënë janë shtrirë në repartin e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Të hënën e kësaj jave, Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar se në QKUK është shtrirë një vajzë e moshës së mitur nga Obiliqi e cila është shtatzënë.
Lidhur me këtë rast, është shoqëruar në stacionin policor i dyshyari i cili ka deklaruar se është duke bashkëjetuar me të miturën.
“Rr. Daut Hashani, Obiliq, 04.12.2019-09:20. Është raportuar se në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK është e shtrirë një femër e moshës së mitur K/Ashkalike dhe e njëjta është shtatzëne. Në lidhje me rastin është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull K/Ashkali i cili ka deklaruar se është duke bashkëjetuar me viktimën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit shkon në procedurë të rregullt”, thotë raporti.
E njëjtë si e mitura nga Obiliqi, në QKUK është shtirë edhe një bashkëmoshatare e saj me prejardhje nga Shqipëria, me vendbanim në Ferizaj.
Policia ka bërë të ditur se e mitura ka bashkëjetuar në Ferizaj me një person, ndërkaq rasti po cilësohet si “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç”.
“Raportohet se viktima femër (e mitur) ashkalike shtetase e Shqipërisë, ishte e shtrirë në QKUK në repartin gjinekologjik për të lindur fëmijë dhe se që dy vjet ishte duke bashkëjetuar në Ferizaj me të dyshuarin mashkull ashkali shtetas i Shqipërisë”, ka thënë PK-ja.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre