Ndërtimi i murit në veri të urës së Ibrit po e sfidon Qeverinë e Kosovës. Ekzekutivi i vendit thotë se nuk do t’i tregojë “muskujt” për rrëzimin e këtij muri, por kjo çështje do të trajtohet nga institucionet përgjegjëse sipas ligjit. Muri në veri, sipas analistëve, ka betonuar edhe krijimin e Asociacionit
Qeveria e Kosovës nuk do të përdorë “muskujt” si përgjigje ndaj ndërtimit të murit në veri të urës së Ibrit, shkruan “Zëri”.
Kryeministri, Isa Mustafa përgjegjësinë për t’u marrë me këtë problem ia ka hedhur Ministrisë së Mjedisit, Komunës dhe Bashkimit Evropian, duke thënë se kjo çështje do të trajtohet sipas ligjeve.
Në anën tjetër, opozita e fajëson pushtetin për ndërtimin e këtij muri.
Sipas opozitarëve, ky mur i jep edhe më shumë të drejtë kauzës së tyre që “Zajednica” të mos funksionalizohet, pasi vlerësojnë që ky projekt është vendimtar për ndarjen apo bosnjëzimin e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Qeveria do ta trajtojë murin që po ngritët nga autoritetet lokale serbe në veri të Mitrovicës sipas ligjeve në fuqi.
“Çështja e murit do të trajtohet sipas ligjit nga organet kompetente, nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe komuna e cila është e detyruar ta zbatojë ligjin. Po ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, i cili ka projektin komplet për rikonstruktimin e urës”, ka deklaruar Mustafa. Kreu i ekzekutivit, më tej ka thënë se nuk do të ndërmerren hapa të ngutshëm, por gjithçka do të trajtohet sipas ligjit.
“Ne nuk do ta qesim gjoksin dhe nuk do t’i tregojmë muskujt, sepse muskujt dhe gjoksin e qet ligji dhe ne duhet ta respektojmë ligjin”, ka shtuar Mustafa.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka këmbëngulur se ngritja e murit në cep të urës në veri është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit. Ai insiston se muri është mburojë për zonën e këmbësorëve dhe se për ndërtimin e tij kanë qenë të njoftuara institucionet kosovare, kompanitë ndërtimore dhe përfaqësuesit e BE-së. Sipas tij, edhe politikanët shqiptarë e kanë ditur se do të ndërtohet muri, pasi që, siç ka thënë Rakiq, “ata e kanë parë murin në projekt”.
Megjithatë, Rakiq ka thënë se punimet në ndërtimin e murit janë ndërprerë të enjten, për shkak se BE-ja do ta vlerësojë situatën dhe më pas do të dalë me një qëndrim nëse muri është duke u ndërtuar sipas projektit.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka thënë gjithashtu se të enjten është takuar me përfaqësuesit e BE-së në Prishtinë dhe kanë biseduar për çështjen e murit. “Unë përsëris, muri është duke u ndërtuar sipas projektit. Ai ka ekzistuar në dizajnin e projektit, nuk është asgjë e re. Nuk është duke u ndërtuar as më pak e as më shumë nga ajo që është në projekt. Besoj se duke qenë kështu do ta gjejmë kompromisin me BE-në për këtë çështje”, ka thënë Rakiq, i cili gjatë ditës së djeshme (e mërkurë) i kishte dërguar një mesazh ministres për Dialog, Edita Tahiri, se muri nuk do të rrënohet.
Por, kryetari i Komunës nga Mitrovica Jugore, Agim Bahtiri ka thënë se muri i cili është ndërtuar në veri nuk është i paraparë me planin për rivitalizimin e urës. Ai tha po ashtu që janë duke u bërë përpjekje që puna për revitalizimin e urës të mos ndalet, por jo në mënyrën se si është duke u punuar aktualisht.
“Ai (muri) është ilegal për mua dhe jemi duke punuar në mënyrë institucionale që të bëjmë gjithçka në të mirë të asaj që të jetë mirë për të gjithë qytetarët. Po punojmë ngushtë edhe me BE-në, edhe me faktorë tjerë politikë ndërkombëtarë e vendorë, pra Qeverinë e Kosovës, dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të mos ndalet puna, por jo të vazhdohet në atë formë”, është shprehur Bahtiri. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama takohet me zyrtaren e TikTok-ut në Davos: Në mungesë të garancive, së shpejti mbyllim aksesin
Andonovski: Strategjia e sigurisë kibernetike është një moment historik në procesin e transformimit dixhital të vendit
Kurti kujton presidentin historik Rugova: Një lider i madh që formoi të ardhmen e Kosovës
Sela: Albin Kurti po bën punën e "djallit", nuk është ai që e kam njohur
Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”
Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë