Larg në veri të Arktikut gjendet ishulli i braktisur Hans, që është temë e një debati të çuditshëm mes dy vende.
Ishulli i pabanuar prej gjysmë milje katror nuk mund të mburret me kurrfarë burimi natyror, por që nga vitet e 30-ta e deri më sot vazhdon të zhvillohet një luftë mes Danimarkës dhe Kanadasë për këtë vend, transmeton Telegrafi.
Sipas Atllasit Botëror, ishulli Hans gjendet mes ngushticës prej 35.5 kilometra të gjerë Nares që ndan Grenlandën, territor autonom i Danimarkës nga Kanadaja.
Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendeve u përkasin territoret brenda 12 miljeve (ose më pak se 20 kilometra) nga brigjet e tyre.
Dhe, sipas këtyre të dhënave, mund ta kuptoni që ishulli Hans gjendet në Danimarkë por edhe në ujërat kanadeze.
Atllasi Botëror thotë se Hans megjithatë i përket Danimarkës me vendim të Gjykatës së Përhershme të Drejtësisë Ndërkombëtare, që është pjesë e Lidhjes së Kombeve nga viti 1933.
Megjithatë, me shpërbërjen e Lidhjes së Kombeve, disa vite më vonë e cila u zëvendësua nga Kombet e Bashkuara, vendimi mbi statusin e ishullit Hans më nuk ka pasur ndonjë rëndësi të veçantë.
Çështja e ishullit të diskutueshëm ka rënë në plan të dytë, pasi në Qeverinë daneze dhe kanadeze asokohe përbënte problem më të madh Lufta e Dytë Botërore dhe më pas që pasoi Lufta e Ftohtë.
Por, në vitin 1984, është vënë sërish në pikëpyetje çështja e ishullit të vogël. Atë vit ministri danez vizitoi ishullin dhe ngriti flamurin danez, duke festuar me një shishe raki në të cilën shkruante: “Mirë se vini në ishullin danez”.
Dhe, aty ka filluar lufta e vërtetë e “uiskit” mes dy vendeve rreth ishullit Hans. Edhe sot nuk ka ndonjë marrëveshje për këtë ishull, pasi qeveritë e dy vendeve vazhdojnë të luftojnë me uiski dhe në mënyrë të veçantë tallen për gjithçka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
Çfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Zjarri i madh përfshiu një fabrikë acetoni në Rusi
Kryeministri i Grenlandës, Edege: Jam i gatshëm të flas me Trumpin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles