Për këtë BMW të vitit 1959 janë ofruar 1 milion dollarë - dhe kanë mbetur 7 ditë deri në fund të ofertave

Një nga modelet më të rralla dhe më të kërkuara të BMW-së, 507 Series II i vitit 1959, është aktualisht në shitje.
Dhe kur kanë mbetur vetëm 7 ditë deri në ditën e fundit, oferta tashmë ka kaluar shifrën prej 1 milion dollarësh, përcjell Telegrafi.
Vetëm rreth 250 njësi janë prodhuar në mbarë botën, duke e bërë këtë model një thesar të vërtetë për koleksionistët.
Ky ekzemplar, iu nënshtrua një restaurimi të plotë në vitin 2012, ku mori ngjyrën Coral Red dhe një tavan të lëvizshëm.
Brenda, kabina është po aq elegante, me detaje klasike që ruajnë ndjesinë autentike të një makine sportive të viteve ’50.
I pajisur me një motor V8 3.2-litërsh dhe transmision manual me katër marshe, 507 mbetet një simbol i inxhinierisë gjermane dhe stilit të përjetshëm. /Telegrafi/





















































