Paramendojeni se çfarë mesazhi do të ishte për qytetarët e Kosovës sikur dita e shpalljes së pavarësisë të ishte përzgjedhur të jetë një prilli. Me gjasë nuk do të ishte aq ftohtë, sa pat qenë me 17 shkurt 2008, kur edhe u shpall pavarësia. Duke marr parasysh procesin e pafund të (ç)njohjes, (mos)pranimit nëpër organizatat e ndryshme ndërkombëtare dhe në fund fare (mos)liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, nuk do të kishim të drejtë të ankoheshim. Evropa, por edhe ShBA-ja do të na thoshin: “Ju kemi treguar”!
Data e shpalljes, e cila asokohe mbahej sekret dhe pretendohej se dihej vetëm nga një person, ishte përzgjedhur me kujdes. As 1 prilli, as 14 shkurti. As nuk ishte rren, as shpallje dashurie. Sidoqoftë, ishte acar… dhe nuk na patën paralajmëruar!
Sigurisht, janë marrë parasysh edhe parashikimet meteorologjike për acarin e madh të 17 shkurtit dhe ky ishte mesazhi i cili jepej me këtë përzgjedhje. “Do të jetë vështirë, por ju duhet të e sillni pranverën me entuziazmin tuaj, me punë dhe me përkushtim, sikur sugjeronte kjo datë. As rren, as dashuri”! Ku ka dashuri në politikë? Po flasim për politikën ndërkombëtare, sepse për politikën tonë 1 prilli do të ishte datë më e qëlluar. Nuk ka dashuri, as ndaj qytetarit, as ndaj shtetit, as ndaj miqve ndërkombëtar…
Çfarë ndodhi pastaj që sot njerëzit, të cilët e dinin sekretin, datën e shpalljes së pavarësisë pra, janë në Hagë duke u gjykuar për krime lufte, ndërkohë që një garniturë politike e cila po e mbushë boshllëkun dhe po përgatitet të marrë pushtetin, në rrethanat konfuze krejtësisht, i shpalli zgjedhjet pikërisht në ditën e të dashuruarve. Mesazhi i ndryshimeve dhe ai i dashurisë në një pako promovuese u ofrua si datë e zgjedhjeve të reja, pasi ato të fundit kishin dështuar, me një shkurorëzim zhgënjyes të “martesës” politike mes LVV-së dhe LDK-së dhe përplot emocione që e përcjellin. Dashuria u shndërrua në një urrejtje, u folën fjalë të rënda.
A mund të ketë dashuri, pas akuzave për tradhti? A mund të ketë sërish koalicion shprese, koalicion ndryshimesh? Çka do të sjellë dita e të dashuruarve në skenën tonë politike?
Pra, viti i fundit na dha një mësim të mirë, të cilin “duhet pasur ndërmend ditë e natë”: nuk ka dashuri në politikë, ka vetëm interesa. Pati një përpjekje strategjike nga administrata e presidentit Trump për të ndërruar aleatët, dhe për të ndërruar parimet bazike mbi të cilat ishte mbështetur rendi aktual botëror dhe krejt kjo, përpos që rezultoi me rebelët që ngjiteshin mureve të Kongresit amerikan dhe gardën Kombëtare e cila flinte në korridore të institucioneve, pati pasoja edhe në përmasa planetare. Në Kosovën e vogël, kjo shkaktoi termet të fuqishëm përmasash gati apokaliptike. Ra një qeveri dhe nuk bëhej dot tjetra. Një koalicion i ngritur mbi entuziazmin rinor dhe frymën e ndryshimeve u thye me një arsyetim banali cili qytetarët e këtij vendi i ndau në dy grupe, në ata që ShBA-në e quanin Amerika, dhe në ata që e quanin “Amelika”. Të parët pretendonin se e duan dhe respektojnë Amerikën më shumë dhe me një dashuri dhe devotshmëri të përkryer, ndërsa të dytët i shanin se ishin kundër Amerikës, duke e identifikuar atë me personalitetet drejtuese të saj. Kjo u bë aq banale, sa nga krejt kjo dashuri neve na mbeti vetëm liqeni me emrin Trump dhe brohoritja e famshme “Amelika, Amelika”. Mbetën edhe marrëdhëniet kurrfarë mes partive që pretendonin ndryshime dhe konfuzion i përgjithshëm në vend.
Kur jemi te Shën Valentini dhe politizimi i kësaj feste, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një intervistë të ditëve të fundit, pak si me shaka e më shumë si përnjëmend premtoi se kjo parti me 14 shkurt nuk do të dashurohet në askënd. Kjo deklaratë, mund të shqetësojë elektoratin e kësaj partie, por edhe të gjithë ata qytetarë që janë për ndryshime.
Duke u nisur nga historia e deklaratave parazgjedhore, deklaratën e kryetarit të LDK-së nuk duhet si kuptuar si idhnake. Ju kujtohet deklarata e tij e dikurshme se LDK-ja nuk do të bëjë kurrë koalicion me SHIK-un, vetëm pak muaj përpara koalicionit me PDK-në?
Është e ditur tashmë se në politikën kosovare, kur thuhet “kurrë” ajo është definitive! Kujtojeni vetëm sloganin: “Kurrë nuk ndahet Mitrovica”. Pra LDK, definitivisht nuk dashurohet me 14 shkurt!
Po, Shën Valentini për kë do të votojë?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit