LAJMI I FUNDIT:

Për katër vjen në Maqedoni kanë humbur jetën 6 alpinistë

Për katër vjen në Maqedoni kanë humbur jetën 6 alpinistë
Foto: Alsat

Alpinizmi aq sa mund të jetë mahnitëse, për fat të keq ndonjëherë përfundon me pasoja katastrofike.

Kështu ishte edhe në fillim të këtij muaji kur shtetasi i huaj humbi jetën në afërsi të Majës së Titos në Kodrën e Diellit, ndërsa trupi i tij u nxjerr me helikopter.

Në shumicën e aksioneve të shpëtimit përfshihet edhe Ministria e Punëve të Brendshme e cila nga viti 2018 deri në vitin 2022 ka ndërhyrë në 23 aksione për shpëtimin e 30 personave që kanë bërë alpinizëm në malet e Maqedonisë së Veriut.


Gjashtë persona prej të cilëve tre shtetas të huaj kanë humbur jetën, ndërsa 11 persona prej të cilëve 4 janë shtetas të huaj, u janë vërtetuar lëndime trupore. Te 13 persona prej të cilëve 5 kanë qenë të huaj është ndërhyrë për shkak se kanë humbur rrugën.

Më së shumti raste ka pasur në vitin 2021 me 7 raste, pastaj në vitin 2018 dhe 2019 me nga 5 raste dhe 3 raste gjatë vitit 2020 dhe në periudhën janar tetor 2022. Numri më i madh i rasteve apo 10 raste ka pasur SPB Tetovë, SPB Manastir me 5 raste, SPB Ohër 4 raste, SPB Shkup 3 raste dhe 1 në SPB Strumicë.

“Ministria e Punëve të Brendshme në vazhdimësi ndërmerr dhe realizon aktivitete parandaluese për parandalimin dhe reduktimin e aksidenteve me alpinistët duke mbajtur takime, takime me qytetarë dhe anëtarë të shoqërive alpinistike, alpinistë të huaj, si dhe me organizatorë me karakter rekreativ dhe profesional, me qëllim parandalimin e dukurive të tilla dhe rritjen e sigurisë së alpinistëve”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori