LAJMI I FUNDIT:

Për katër muaj dështuan mëse gjysma e ICO-ve

Për katër muaj dështuan mëse gjysma e ICO-ve

Sipa një studimi, edhe pse mbi katër mijë projekte të Ofertës Fillestare të Monedhave (ICO) kanë arritur të gjenerojnë 12 miliardë dollarë deri më sot shumica e tyre kanë dështuar katër muaj nga fillimi i tyre.

Hulumtimi i kryer nga një ekipi i vogël pranë Kolegjit Boston në Masaçusets, zbuloi se 44.2 për qind e ICO-ve vijojnë të jetë aktive pas muajit të pestë.

Studimi thotë se për të qenë të sigurtë investitorët duhet të zgjedhin ato ICO që vendosin të listohen në bursa pas shitjes së monedhave, gjithashtu u analizua edhe vlera e ICO-ve si investime të mira dhe fitime mesatare në kohëzgjatje të ndryshme, përcjell Telegrafi.


Në ditët e para të një ICO-je bizneset fillestare shesin monedhat në kosto shumë më të ulët sesa kanë planifikuar duke gjeneruar fitime 179 për qind për investitorët.

Studimi tregon se ndërsa statistika lënë të kuptohet se ICO-të ngjajnë më shumë me një flluskë, fitimi mund të jetë i lartë për ata që marrin përsipër rreziqe. /Telegrafi/