Programi “Shaping the Future”, i realizuar nga Coca-Cola HBC Kosova në bashkëpunim me Innovation Center Kosovo (ICK), po vazhdon të formësojë të ardhmen e të rinjve në Kosovë përmes edukimit, motivimit dhe zhvillimit të aftësive që kërkon tregu modern i punës.

Për herë të parë që nga lansimi i këtij programi para shumë vitesh, Youth Empowered është rikthyer edhe në qytete të tjera jashtë Prishtinës. Këtë herë, dhjetëra e qindra të rinj nga Gjakova dhe Gjilani morën pjesë në sesione intensive, duke përfituar njohuri të thella nga profesionistë të respektuar dhe trajnerë të fushës duke e bërë programin akoma më të suksesshëm në nivel të Kosovës.


Në sesionin e Gjakovës, kryetari Ardian Gjini e nderoi ngjarjen me pjesëmarrjen e tij dhe në fjalën hyrëse ai konsideroi një të arritur të madhe për komunën që përfaqëson e në veçanti të rinjtë e qytetit, të cilët po ndjekin nga afër disa prej trajnimeve më aktuale që ju ndihmojnë të përgatiten për tregun dinamik të punës e njëkohësisht për të ardhmen e tyre në jetë e karrierë.

Në një atmosferë të mbushur me energji, bashkëbisedim dhe ide të inovative, të rinjtë morën pjesë në trajnime që përfshinë tri tema kryesore: aftësitë e buta dhe lidershipin, motivimin personal dhe profesional, si dhe aftësitë e së ardhmes me fokus në inteligjencën artificiale.

Në të dy qytetet, pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme – me të rinj plot kuriozitet, që diskutonin, pyesnin dhe ndanin përvojat e tyre me dëshirën për të mësuar dhe për t’u përmirësuar.

Përfaqësuesit e Coca-Cola HBC Kosova u shprehën të frymëzuar nga ky entuziazëm, duke theksuar se programi “Youth Empowered” mbetet një prej iniciativave më të suksesshme të kompanisë për fuqizimin e rinisë në Kosovë. “Energjia dhe motivimi i të rinjve në Gjilan dhe Gjakovë na japin bindjen se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta. Coca-Cola HBC Kosova do të vazhdojë të investojë në edukim, aftësi dhe mundësi për gjeneratën e re, e cila po perparon me hapa te shpejte” , tha Frosina Islami, Menaxhere për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikim në Coca-Cola HBC Kosova.

Pas sukseseve në Gjilan dhe Gjakovë, programi do të vazhdojë me dy ngjarje të mëdha të radhës: më 15 tetor në Suharekë dhe më 30 tetor në Mitrovicë, ku pritet të përsëritet e njëjta atmosferë pozitive, frymëzuese dhe plot energji.

Regjistrimi i hapur online në: https://www.coca-colaperkrahrinine.com

CCHBC

Për vite me radhë, Coca-Cola HBC Kosova ka qenë një ndër promotorët më të fuqishëm të zhvillimit të potencialit të të rinjve përmes programit Youth Empowered, që tashmë ka ndihmuar mijëra të rinj në gjithë Kosovën të fitojnë aftësi praktike, vetëbesim dhe orientim drejt karrierës.

Me partneritete strategjike si ai me Innovation Center Kosovo, ky program po vazhdon të formësojë një brez të ri liderësh, inovatorësh dhe profesionistësh që do ta çojnë Kosovën drejt një të ardhmeje më të zhvilluar dhe më të suksesshme.

📍 Për më shumë informata dhe për t’u regjistruar për moduliet e Suharekës dhe Mitrovicës, ju lutem vizitoni: https://www.coca-colaperkrahrinine.com