Mikrobiologu Lul Raka, ka apeluar që qytetarët t’ju përmbahen masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.
Ai ka dhënë detaje për takimin që patën sot me Myftiun Naim Tërnava, ku tha se qëllimi kryesor është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve të Kosovës.
”Unë kuptoj plotësisht shqetësimin e besimtarëve, të atij i cili po mban Ramazan dhe i cili një nga festat kryesore e ka Bajramin. Qysh nga mesi i prillit e kam shkruajt, e edhe më herët e kam thënë se: çfarëdo grumbullimi i njerëzve është kërcënim për shëndetin publik në Kosovë”, ka thënë Raka, në Info Magazine, të Klan Kosovës.
”Kjo vlen edhe për deputetët e Kuvendit të Kosovës, edhe për testimet e demonstratave në shesh, edhe për besimtarët në Kosovë”.
Raka tregoi pse falja e namazit të Bajramit si më parë, apo hapja e xhamive në Kosovë do të përbënte rrezik në këtë kohë pandemie.
”Janë me qindra e mijëra besimtarë, nga to në mesin e tyre janë mbi 65 vjeç, në moshë pensionimi e që mund të kenë probleme kronike shëndetësore, e të cilat janë kërcënim serioz për virusin e ri.. E tash vendimi, propozimi apo sugjerimi ynë për me shmangë faljen në xhamia, është shumë i randë. Por edhe në kohë pandemie, princërit kanë marrë vendime shumë të vështira”.
”Por duke marrë parasysh shëndetin e besimtarit, ai pastron duart vazhdimisht, por ai mund ta bartë në shtëpi dhe familjari apo kushdo që ka kontakt me të mund ta përballojë shumë më rëndë”, tha Raka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë