eksperti-banner

Carly Fraser nga Kanadaja kishte vendosur të heq dorë nga mishi, dhe ta mbajë shpirtin gjallë me ushqim vegjetarian. Edhe pse e vetëdijshme që një vendim i tillë do të ndikojë drejtpërdrejt në trupin e saj, ajo as që kishte ëndërruar që një gjë e tillë do t’i ndodhë.

Pas plot gjashtë viteve që i kaloi si vegjetariane, Carly dhe të gjithë përreth saj kishin vërejtur diçka të çuditshme në fytyrën e saj. Sytë e saj kishin marrë një ngjyrë krejtësisht tjetër, transmeton Telegrafi.


2 109

“Para se të bëhesha vegjetariane, ngjyra e syve të mi ishte e gjelbër e mbyllët. Por tani janë të kaltër. Ky fakt më habiti shumë, dhe kështu vendosa të hulumtoj se për çfarë bëhej fjalë”, ka shkruar Carly në Instagram.

3 106

Siç thotë ajo, sytë nuk janë vetëm pasqyra e shpirtit por edhe trupit të shëndoshë. Ngjyra e syve tregon se sa të pastër e kemi shpirtin. Gjatë hulumtimit të saj, Carly kishte hasur në mjekun Roberts Mors, specialist i kësaj fushe i cili përmes ngjyrë së syve dhe linjave të tyre përcakton gjendjen shëndetësore të pacientëve.

4 67

“Ngjyra e verdhë rreth syve tregon se sa shumë e keni trupin e mbushur me toksina”, ka shtuar Carly duke u bazuar nga përvoja e saj.

Por, kur vendosi ta ndërroi mënyrën e të ushqyerit, trupi i saj filloi të mbushet kurse sytë morën ngjyrë tjetër. /Telegrafi/