LAJMI I FUNDIT:

Për dy vjet, përmes granteve janë hapur 2.5 mijë mikrobiznese në Maqedoni

Për dy vjet, përmes granteve janë hapur 2.5 mijë mikrobiznese në Maqedoni

2.5 mijë mikro biznese janë hapur gjatë dy viteve të fundit përmes masave operative të punësimit. Prej tyre, 93 përqind ishin të hapura në vitin 2017 dhe akoma janë aktive, ndërsa 99 përqind janë hapur në vitin 2018. Masat operative në dy vitet e kaluara kanë sjellë rreth 60.000 vende të reja pune. Për shkak të rezultateve të mira për këtë qëllim, për këtë vit janë ndarë 1,4 miliardë denarë.

Zv.kryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska tha se kjo tregon se me të vërtetë ky investim në vetëpunësim, hapja e mikrobiznesit u jep të rinjve nga njëra anë shans të bëhen të vetëpunësuar, të bëhen aktivë në tregun e punës, por duke zhvilluar më tej biznesin e tyre për t’u bërë punëdhënës dhe punësojnë të rinj të tjerë ose njerëz të tjerë të papunë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo tha se me masat operative për punësim, në periudhën e kaluar janë investuar mjete financiare që japin rezultate, ndërsa shfrytëzimi nga ana e Agjencionit për punësim të mjeteve financiare është më shumë se 97 përqind.

Zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijel tha se plani operativ me masa aktive të punësimit ka tre fokuse kryesore, nën një përqendrim tek të rinjtë deri në moshën 29 vjet, nën dy është përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave në drejtim të shfrytëzimit të burimeve dhe nën fokusin e tretë është përfaqësimi rajonal baza të barabarta.

Drejtoresha e Agjencionit për punësim Biljana Jovanovska tha se institucioni që ajo kryeson është i gatshëm për realizimin e planit operativ të vitit 2020. Njoftoi se për momentin janë aktive masat si praktika dhe vetëpunësimi, si dhe paralajmëroi se këtë javë do të fillojnë dhe masat tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori