LAJMI I FUNDIT:

Për ditëlindjen e 100-të, binjaket zbulojnë sekretin e jetëgjatësisë (Foto)

Për ditëlindjen e 100-të, binjaket zbulojnë sekretin e jetëgjatësisë (Foto)
PIC BY KORAY EROL/CATERS NEWS (Pictured: Irene Crump and Phyllis Jones cutting their birthday cakes for their 100th birthday) - These twins have proved theyre quite the sister act after celebrating their 100th birthday. Irene Crump and Phyllis Jones have spent a whole century together after being born 25 minutes apart on November 20 1916 - and even live together in Stourport, Worcs. The twins - who arent identical but look remarkably similar - attended the same school and shared their first job at Steatite Porcelain Products before Irene married farmer Samuel Crump. The duo put their milestone birthday down to hard work and good food. SEE CATERS COPY

Irene Crump dhe Phyllis Jones e kanë kaluar një shekull së bashku, prej se kanë lindur më 20 nëntor të vitit 1916 në Worcestershire të Anglisë.

Binjaket që ngjajnë shumë, por megjithatë nuk janë identike, e kanë kryer të njëjtën shkollë, kanë ndarë së bashku punën e parë, si dhe kanë jetuar në të njëjtin qytet, transmeton Telegrafi.


Binjaket me motrën e tyre të madhe
Binjaket me motrën e tyre të madhe

Sipas tyre, sekreti për jetëgjatësi, qetësi dhe lumturi është puna, angazhimi maksimal dhe ushqimi i shëndetshëm. Ky i fundit ka qenë primar gjatë festimit të ditëlindjes së tyre, së bashku me familjarë, miq dhe fqinjë.

“Mblidhemi shpesh, përgatisim specialitete të ndryshme dhe kënaqemi duke ngrënë dhe biseduar”, ka thënë Irene, e cila është për 25 minuta më e re binjakja saj.

Ato nuk janë të vetmet në familje që kanë jetuar gjatë, pasi motra e tyre e madhe ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Në anën tjetër, burri i Irene ka jetuar 90 vjet, kurse bashkëshorti i Phyllis ka jetuar për një vit më shumë.

Motrat 100-vjeçare me fotografinë e Mbretëreshës Elizabet
Motrat 100-vjeçare me fotografinë e Mbretëreshës Elizabet

Pasi Irene nuk ka pasur fëmijë, ndërsa motra saj ka një djalë që jeton në shtëpi tjetër, në pesë vitet e fundit, ato kanë dalë të jetojnë së bashku.

Megjithëse motrat binjake janë të pavarura dhe nuk kanë nevojë për ndihmë, djali i Phyllis dhe gruaja tij, i vizitojnë ato çdo ditë, për të shikuar nëse kanë nevojë për diçka.

Këto gra besohet se janë në mesin e gjashtë palë binjakëve tjerë në Britani të Madhe, që kanë jetuar mbi 100 vjet. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Interesante
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë

Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë

Interesante
Kalo në kategori