LAJMI I FUNDIT:

Për dhe kundër mbylljes së shkollave me pak nxënës (Video)

Për dhe kundër mbylljes së shkollave me pak nxënës (Video)

Reforma arsimore, të cilën e ka propozuar kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati, e që është kundërshtuar nga banorët e kësaj komune, po vlerësohet nga njohësit e arsimit si e duhura dhe se duhet të ndodhë në të gjithë vendin.

Reformën arsimore në Kamenicë, po e vlerëson pozitivisht, njohësi i kësaj fushe, Armend Muja.


Madje, ai thotë se pret një reformë të tillë në të gjithë vendin.

“Kjo reformë sjellë benifite për disa arsye: E para është cilësia mësimore. Nuk mësohet në një shkollë me një nxënës. E dyta, kursimi i mjeteve. Sepse operimi i një shkolle në Kosovë kushton 170 mijë euro. Ne nuk kemi hesap të japim 170 mijë euro për një nxënës. E treta është që të krijohet një komunitet më i madh”, tha për RTV Dukagjinin, Armend Muja.

Ushtruesja e Detyrës së Drejtoreshës së Arsimit në këtë komunë, Mirhane Morina, thotë se këtë iniciativë e kanë menduar mirë.

“Ne e kemi propozuar një model të riorganizimit të shkollave duke pasur parasysh atë që rekomandojnë ekspertët që numri i nxënësve për klasë të jetë së paku 20, numri i paraleleve për gjeneratë të jetë dy ndërsa ciklet ashtu siç thuhet me udhëzimin administrativ të lëshuar nga Ministria e Arsimit, të ndahen në objekte të veçanta”, tha Mirhane Morina.

Megjithatë, ndaj kësaj reforme ka pas shumë pakënaqësi.

Ndër të pakënaqurit, është edhe drejtori i shkollës fillore “28 Nëntori” në fshatin Busavatë, Abedin Maliqi.

“Klasët nuk kanë orë të njëjta. Klasa e parë i ka 20 orë. Edhe e dyta i ka 20 orë ndërsa e treta i ka 23, e katërta i ka 24, e pesta 25. Prandaj çdo ditë nxënësi i klasës së parë duhet të presë…Kjo e vështirëson punën”, tha Abedin Maliqi.

Gjatë debatit publik, kryetari Qendron Kastrati ka hasur në pakënaqësi të shumta sidomos nëpër fshatra të Kamenicës. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori