Çdo çift përjeton konflikt. Fatmirësisht, kjo nuk është një gjë e keqe. Në momentin që bashkoni dy të rritur të pavarur dhe të barabartë në çdo lloj partneriteti, do të ketë fërkime
Dallimet në mendime janë të pashmangshme dhe janë shenjë e një marrëdhënieje ku partnerët ndajnë pushtetin dhe janë të qetë kur shprehin mendimin e tyre.
Shpesh nuk arrijmë të shohim “prapa skenat” e çifteve të tjera, kështu që nuk kemi ide nëse ata debatojnë dhe për çfarë. Kjo mund të na bëjë të pyesim: Për çfarë zihen më shumë çiftet në një lidhje?
Për t’i identifikuar faktorët, mbi 100 pjesëmarrës renditën mënyrat se si partnerët mund të mërzisin, irritojnë, lëndojnë ose zemërojnë njëri-tjetrin. Këto janë 10 sjelljet kryesore të renditura nga ato të përmendura më shumë, në ato të përmendura më pak, shkruan Psychology Today.
Partneri juaj është:
1. Superior: Të trajton si budalla/qe ose inferior/e, vepron sikur ai/ajo të jetë më i mirë se ti.
2. Posesiv, xheloz dhe i varur: Kërkon shumë vëmendje ose kohë; në përgjithësi shfaq shenja të bezdisshme xhelozie, është posesiv dhe duket i varur nga ty/lidhja juaj.
3. Neglizhimi, refuzimi dhe/ose mosbesimi: Injoron ndjenjat e tua, nuk telefonon, nuk thotë se të do etj.
4. Abuziv: Shuplaka, pështymë, goditje, ofendues, verbalisht abuziv.
5. Tradhti: Kreu marrëdhënie seksuale me dikë tjetër, doli me dikë tjetër.
6. Egoist, nuk mendon shumë për ty: Nuk ndihmon në pastrim, lë ulësen e tualetit lart ose poshtë, etj.
7. I fiksuar pas pamjes fizike: Shqetësohet shumë për pamjen e jashtme, përqendrohet shumë te flokët ose fytyra, shpenzon shumë në rroba etj.
8. Luhatje humori: Emocionalisht i paqëndrueshëm, ndonjëherë i ashpër etj.
9. Refuzimi seksual ose shtyrja e seksit për herë të parë: Refuzon të bëjë seks, nuk duket i interesuar, ose ngacmon seksualisht në mënyrë tallëse.
10. Seksualizon të tjerët: Tregon shpesh se sa tërheqësh është dikush, flet për të tjerët shpesh duke i parë si objekt seksi, fiksohet pas dikujt në TV etj.
Gjithashtu, në një studim të botuar së fundmi, studiuesit anketuan mbi 1000 njerëz dhe zbuluan se komunikimi ishte burimi më i zakonshëm i konfliktit për të gjitha çiftet, citon Anabel.
Tema të tjera të nivelit të lartë për konflikt ishin: Punët e shtëpisë, vendimmarrja, financat, veset problematike të partnerit, pritshmëritë e roleve, koha e qëndrimit para TV ose telefonit, seksi dhe menaxhimi i kohës.
Mënyra më e mirë për ta përdorur këtë informacion është të kuptoni se këto tema theksohen sepse janë kaq të zakonshme. Fakti që ju dhe partneri juaj grindeni për shumë nga këto nuk është një “akuzë” apo kërcënim ndaj jush si çift.
Duke pasur parasysh këtë, mosmarrëveshjet mund të duken më pak të frikshme. Konflikti është i pashmangshëm dhe në fund të fundit është pjesë e një marrëdhënieje të fortë, sigurisht, deri në një pikë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Madhësia mesatare e penisit: A e keni penisin të madhësisë normale?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre