LAJMI I FUNDIT:

“Për Birin, qenien që më mësoi të vazhdoj edhe pa të”

“Për Birin, qenien që më mësoi të vazhdoj edhe pa të”

Dy vite më parë, shkrimtarja e njohur Flutura Açka u përball me humbjen e madhe, atë djalit të saj të vetëm 18-vjeçar. Dy vite më vonë, të birit ia kushton një libër.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Açka ka publikuar kopertinën e librit të saj më të ri me titull “Biri”, i cili pritet të dalë në treg gjatë këtij muaji.


“Me muaj, në përpjekje t’i shmangesha dramës sime, u ula në tekstet e romaneve që kisha nisur, por nuk ia dola dot. Unë kisha një histori për të treguar: personale dhe përtej personales. Sepse ishte për Birin, për qenien që më mësoi si të vazhdoj edhe pa të”, shkruan veç të tjerash shkrimtarja. “’Biri’ është libri im i radhës për lexuesin shqiptar, pikëtakimi i afërm me të.