Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Kosovës, janë ngritur 49 aktakuza kundër 54 personave, për vepra të ndryshme penale.

Kështu thuhet në njoftimin e Prokurorit të shtetit.


Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 9 persona, si dhe janë bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/