LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë, 48 aksidente trafiku

Për 24 orë, 48 aksidente trafiku

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, 11 prej tyre me persona të lënduar, kurse 37 tjerë vetëm me dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës gjatë 24 orëve janë shqiptuar edhe 1 mijë e 592 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, transmeton Telegrafi.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, të enjten janë arrestuar edhe 22 persona, 4 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 7 në ndalim policor dhe 4 në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/