LAJMI I FUNDIT:

Për 12 vite qëndroi i parkuar, pa e ndezur kurrë – furgonit Ford Transit iu desh t’i ndërrohet bateria që të punojë sikur të ishte i ri

Për 12 vite qëndroi i parkuar, pa e ndezur kurrë – furgonit Ford Transit iu desh t’i ndërrohet bateria që të punojë sikur të ishte i ri

Gjenerata e dytë e furgonit Ford Transit i prodhuar dhe lansuar në treg në vitin 1986, është një kopje identike e atij të prodhuar në vitin 1994 – përkatësisht modelit të prodhuar pas “facelift”.

Njërit prej furgonëve më të njohur i janë vendosur një sërë motorësh me naftë dhe benzinë. Në rastin konkret, bëhet fjalë për motorin me naftë prej 2.5 litra, transmeton Telegrafi.


E nëse pyesni veten nëse ky Ford është një mjet motorik që i reziston kohës, videoja e publikuar më poshtë ju tregon më së miri.

Pas 12 viteve qëndrim në garazh dhe një kohë në një hapësirë të gjelbëruar, korrozioni kishte filluar ta bëjë të vetën në shasi, por kjo nuk e dobësoi edhe motorin.

Mjaftoi t’i vendoset një bateri e re që të ndodh magjia. Nëse nuk besoni, shikoni videon dhe mendoni se çfarë do të ndodhte me veturat e reja nëse do t’i linim të qëndrojnë pa ndezur për 12 vite në një parking. /Telegrafi/