LAJMI I FUNDIT:

Për 10 muaj në Kosovë, mbi 100 raste të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të jashtëligjshëm

Për 10 muaj në Kosovë, mbi 100 raste të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të jashtëligjshëm

Për 10 muaj në Kosovë janë evidentuar mbi 100 raste të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të jashtëligjshëm, ndërsa në aksionin e së martës të Policisë së Kosovës, në Komunën e Vushtrrisë janë arrestuar dhe mbyllur 6 biznese të bixhozit të jashtëligjshëm.

Mbi 100 raste të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të jashtëligjshëm janë evidentuar në Kosovë në 10 muaj të fundit.


Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Përmes një përgjigje elektronike për RTV Dukagjini,  sipas PK-së, 88 raste janë sipas nenit 294 të Kodit Penal që parasheh se “Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, organizon, merr pjesë apo ndihmon në organizimin e veprimtarive të skemave piramidale, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet”

Policia thotë se janë edhe 17 raste sipas Nenit 300 që parasheh se ”Kushdo që pa autorizim prodhon apo përpunon mallrat, prodhimi apo përpunimi i të cilave është i ndaluar apo i kufizuar me ligj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër (4) vjet.”

Ndërkohë  sipas Policisë së Kosovës 6 persona janë arrestuar nga aksioni i së martës në Vushtrri i në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal,  nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm.

Inspektori Komunal  në Komunën e Vushtrrisë, Jusuf Azemi, ka konfirmuar se personat e arrestuar kanë qenë pronarët e lokaleve dhe kanë pranuar se kanë vepruar jashtëligjshëm.

“Njëri nga pronarët nuk është gjendur në vendin e ngjarjes. Policia ka hapur lokalin duke konstatuar se është ushtruar veprimtari. Në tri lokale tjera pronarët kanë pranuar se kanë ushtruar veprimtari të paligjshme”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Jusuf Azemi.

2 prej 6 Lokaleve ndonëse të mbyllura nga institucionet përkatëse nuk përmbanin shirit sinjalizues. Të gjitha lokalet ishin në zonën brenda qytetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori