LAJMI I FUNDIT:

Penza fiton derbin ndaj Prishtinës në konkurrencën e femrave në basketboll

Penza fiton derbin ndaj Prishtinës në konkurrencën e femrave në basketboll
(Foto: basktbolli.com)

Ndeshjen kryesore të xhiros së 14-të në EBC Ligën e Femrave e ka fituar Penza, që ka mundur Prishtinën 66-77 (22:22, 15:21, 12:17, 17:17). Çereku i parë ishte i baraspeshuar që përfundoi 22:22, derisa skuadra pejane ishte më e mirë në periudhën e dytë dhe të tretë, 15:21 dhe 12:17, duke triumfuar në fund 66-77.

Dajan Daniel u dallua te Prishtina me 12 pikë e shtatë kërcime, kurse te Penza u dalluan Gabrielle Cooper me 27 pikë e 10 kërcime dhe Arbnore Përquku me 15 pikë e 14 asistime. Tani të dy skuadrat kanë nga tetë fitore dhe gjashtë humbje.


Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Kastriotit me 122:64 (32:10, 28:12, 32:18, 30:24). Vashat prizrenase dominuan nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar.

Te skuadra prizrenase u dalluan Lejzae Davidson me 18 pikë e 11 asistime dhe Sara e Vlera Vraniqi me 19, përkatësisht 17 pikë, kurse te Kastrioti u dallua Andrea Iavarone me 30 pikë e 19 kërcime. Bashkimi ka 13 fitore dhe një humbje, kurse Kastrioti dy fitore dhe dy humbje.

Fitore ka shënuar edhe Vëllaznimi, duke mundur si mysafir Trepçën me shifrat 56:109 (8:26, 19:25, 17:25, 12:33). Te skuadra mitrovicase u dallua Alma Muzliukaj me 12 pikë e 15 kërcime, ndërsa te skuadra kuqezi Sarah Mgbeike me 38 pikë, 36 kërcime, 11 asistime, me një indeks prej 87, kurse Raven Baker shtoi 45 pikë. Trepça ka një fitore dhe 13 humbje, kurse Vëllaznimi dhjetë fitore dhe katër humbje.

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Kalo në kategori