LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni me vite ka hulumtuar UFO-t (Video)

Pentagoni me vite ka hulumtuar UFO-t (Video)

Siç shkruan New York Times, në buxhetin amerikan të mbrojtjes prej 600 miliardë dollarëve në vit, janë edhe 22 milionë dollarë për Programin për Identifikimin e Kërcënimit të Hapësirës Ajrore. Kjo e dhënë vështirë gjendet, sepse kështu dëshiron Pentagoni. Por, ky program me vite ka hulumtuar raportet për objektet e paidentifikuara (UFO).

Programi u drejtua nga oficeri i inteligjencës ushtarake, Luis Elizondo, por Ministria kurrë nuk pranoi se programi ekzistoi.


Shumë pjesë të programit janë ende sekrete, por New York Times shkruan se ka nisur në vitin 2007 dhe se në financimin e tij ishte këmbëngulës demokrati Harry Reid. Shumica e parave shkuan te kompania kërkimore e udhëhequr nga miku i tij, i cili aktualisht po punon me NASA-n për të prodhuar një anije të re kozmike.

Bëhet fjalë për Robert Bigalowin, i cili në një rast në CBS deklaroi se është absolutisht i bindur se ekzistojnë të jashtëtokësorët dhe se UFO-t e kanë vizituar Tokën. Ky program, me kompaninë e tij, ka krijuar dokumente që përshkruajnë “pamje” të ndryshme të fluturakeve që lëvizin shpejt.

Programi gjithashtu hulumtoi pamjet e ndryshme të objekteve të panjohura që u hasën nga aeroplanët ushtarakë amerikanë, përfshirë një filmim të lëshuar në gusht. Fjala është për një objekt të madhësisë së një aeroplani komercial, të kapur mbi San Diego më 2004.

Reid tha se ishte krenar për programin dhe se nuk ndihet keq që ka nisur.

Për New York Times foli dhe astrofizikania në MIT, Sara Seager, që thotë se nëse origjina e objektit është e panjohur, kjo nuk do të thotë se objekti është nga një planet tjetër ose nga një tjetër galaktikë. I dyshimtë edhe ishte James E. Oberg, një ish-inxhinier i NASA-s për anije kozmike dhe autor i 10 librave për fluturimet në gjithësi që ka demaskuar disa “hasje” të UFO-ve.

New York Times ka dërguar një kërkesë në Pentagon për të verifikuar ekzistencën e këtij programi. Ata pranuan ekzistencën e tij, por shprehen se është shuar në vitin 2012.

“U vendos se ka përparësi të tjera, më të rëndësishme për financim”, thanë ata.

Megjithatë, Elizondo që udhëhoqi programin, tha gjithashtu se programi ishte aktiv pas vitit 2012 dhe se u shua vetëm financimi nga qeveria. Sipas tij, bashkëpunimi ka vazhduar edhe me Marinën dhe me CIA-n. Ai e paraqiti dorëheqjen në tetor të vitit, ndërsa kërkoi nga ministri i Mbrojtjes, James Mattis, se pse në këtë çështje nuk investohet më shumë kohë dhe mund. Elizondo shtoi se pasardhësi i tij u emërua, por nuk dëshiron të zbulonjë identitetin e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori