Pensionisti Horst Kress ka vendosur të bëjë një hap të jashtëzakonshëm, ai do të adoptojë dy vëllezër nga Shqipëria, të cilët prej 16 vitesh janë në arrati nga frika e gjakmarrjes së një familjeje hasmësh, shkruan n-land.de.
Adoptimi i tyre për pensionistin nga Winkelhaidi duket të jetë shtegdalja e fundit nga një dilemë që e mundon: pasi që shteti gjerman nuk e pranon gjakmarrjen si bazë për azil, dy vëllezërit 28 dhe 38 vjeçarë janë detyruar para disa javësh të lëshojnë Gjermaninë.
Dhe në Itali pastaj ata janë zënë me familjen e hasmëve, me ç`rast vëllai më i vjetër është therur nga ta, transmeton albinfo.ch.
Selfo (kështu quhet i plagosuri) prej atëherë po qëndron në një spital në Milano ku mjekët falë një operacioni urgjent ia shpëtuan jetën.
Dy vëllezërit kanë jetuar në një qendër azili në Winkelhaid nga prilli 2015 deri në marsin e vitit 2016. Këtu kanë qenë në siguri, për ndryshim nga Milanoja, ku janë sulmuar disa herë.
Horst Kress nga rrethi i mbështetësve të refugjatëve, e ka gjetur shumë shpejt gjuhën e përbashkët me dy vëllezërit. Kjo ka ndodhur edhe për faktin se edhe ai, sikur ata, e flet italishten rrjedhshëm. Kur u erdhi në muajin mars vendimi për kthim, ata vendosën të ktheheshin në Milano.
Vërtetë rrezik ishte edhe në Itali, por shumë më pak sesa në Shqipëri, ku i prisnin gjakësit.
Babai i tyre gjatë të shtënave tradicionale në një dasmë, në vitin 2000 e kishte qëlluar padashur një fqinj të tij. Prej atëherë, familja e dëmtuar kërkon të hakmerret. Për këtë arsye Selfoja dhe Valeriani ndodhen në arrati prej 16 vitesh.
Në këto rrethana, mundësia e vetme për t`u siguruar një të drejtë qëndrimi në Gjermani dy vëllezërve ka mbetur adoptimi (birësimi).
Pensionisti Kress, i cili ka punuar si pedagog dhe psikolog, e ka shpallur vendimin e tij në gjykatën familjare në Hersbruck. Por atij i duhet që të vërtetojë në notariat vendimin e tij dhe ta dërgojë në Milano, ku së bashku me të dy “bijtë” e tij të adoptuar duhet të vërtetojë gjendjen edhe te notariatin italian. Kur të gjitha këto të jenë zgjidhur, familja nga Winkelhaidi shpreson të bëhet me dy “bij” të saj të rritur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë