Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, mbetet i penduar që nuk ka arritur të nënshkruajë me Kylian Mbappen dhe këtë e zbulon zëvendëspresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev.

Adoleshenti u bashkua me Paris Saint-Germain si huazim, por u ble në fund për 180 milion euros.


Edhe Real Madridi ka qenë shumë i interesuar për lojtarin.

Al Khelaifi Mbappe Al-Khelaifi - Mbappe (Getty Images)

"Çdo herë që takohem me Florentinon (Perez), ai më tregon për keqardhjen e tij për situatën Mbappe".

"Ai më fjason mua që nuk e ka shitur në Madrid ... por ishte vendim i lojtarit!”

vadim vasilyev Vadim Vasilyev, zëvendës-presidenti i Monacos

"Marrëdhëniet mes nesh dhe Madridit mbeten të forta, dhe ne të dy ia dëshirojmë lojtarit më të mirat, pasi ai është një fitues i ardhshëm i ‘Topit të Artë’, ka thënë Vasilyev për RMC Sport.

Francezi edhe këtë verë ka qenë i lidhur me një kalim te Reali kur u largua Cristiano Ronaldo drejt Juventusit. /Telegrafi/

telegrafi sport app