LAJMI I FUNDIT:

Penelope Cruz me një fustan të butë magjik që të lë pa frymë

Penelope Cruz me një fustan të butë magjik që të lë pa frymë

Shumë thonë se ky është një nga editimet e saj më të mira të modës

Në hapjen e Qendrës Kulturore “Nita Mukesh Ambani” në Mumbai të Indisë shumë personalitete të famshme kaluan në tapetin e kuq.

Gigi Hadid dhe Zendaya, respektuan traditën dhe kulturën e mikpritësve, dhe aktorja e bukur Penelope Cruz bëri të njëjtën gjë, por në një mënyrë paksa më ndryshe, transmeton Telegrafi.

Aktorja spanjolle është shfaqur me një kreacion të butë, joshës dhe magjepsës që ka ngazëllyer të gjithë të pranishmit.

Ajo kaloi në tapetin e kuq me një fustan shumë të bukur rozë, të zbukuruar me pupla dhe një pelerinë që i vinte pas.

Fustani në njërin sup kishte një prerje të thjeshtë dhe palosje të lehta në pjesën e sipërme që i nxirrte në pah edhe më shumë belin dhe figurën e saj të hollë.

Megjithatë, detaji që i shtoi një nuancë seksi këtij fustani delikat ishte çarja e thellë mbi kofshë.

Me këtë krijim magjik, aktorja zgjodhi sandale argjendi dhe vathë të varur që bien në sy sepse Penelope i stiloi flokët në një bisht elegant të lartë me kaçurrela në majat.

Shutterstock

/Telegrafi/