Pendarovski uron Ilindenin, Ditën e Republikës: T’i lëmë anësh ndasitë e të bashkohemi rreth idealeve të Ilindenit
Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, me rastin e Ilindenit, Ditës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet një video-incizimi dërgoi mesazhe urimi për të gjithë qytetarët.
Në vijim është urimi i plotë i presidentit Pendarovski.
“Më 2 gusht 1903, lufta për liri filloi me brezin revolucionar të Ilindenit që në epokën e monarkive shpalli një republikë demokratike, dhe në kohën e nacionalizmave me mendje të ngushta vendosi të ndërtojë bashkëjetesë midis të ndryshmeve. Lufta për liri u vazhdua nga brezi i famshëm antifashist që kapërceu propagandën dhe përçarjet dhe u bashkua rreth idesë së një populli të lirë në shtetin e tij”.
“Liria e fituar, duhet të ruhet përmes punës së përkushtuar të çdo brezi të ri. Këtë vit ne festojmë 30 vjet pavarësi, vite në të cilat patëm ulje -ngritje, tre dekada suksesi, por edhe tundime të shumta të jashtme dhe të brendshme që shkaktuan kriza dhe ndarje të thella. Në këto kohë pasigurie për ne, por edhe për të gjithë botën, do të na duhet të kapërcejmë përsëri ndarjet e brendshme dhe të bashkohemi rreth idealeve origjinale të Ilindenit dhe KAÇKM -it. Të rikthehet besimi i qytetarëve në vend duke forcuar institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit. T’u mundësojmë të rinjve këtu të ndërtojnë botën e tyre dhe të respektojnë të ndryshmit nga ne, si parakusht për një shoqëri me qytetarë të barabartë”.
“Liria lind si ide, fitohet përmes luftës dhe mbahet përmes përpjekjeve të çdo brezi, të secilit prej nesh”, thotë Pendarovski në urimin e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'