Kryetari Stevo Pendarovski në fjalimin e tij të parë në Kuvend tha se “para meje, por edhe para gjithë nesh, është një punë e madhe, për shkak se ndarjet mes qytetarëve janë ende të thella. Nëse më herët dhe sot, kjo shkonte dhe po shkon nëpër linjën e përkatësisë etnike, në dekadën e fundit ndarjet mes maqedonasve janë thelluar në mënyrë dramatike”.
Pendarovski në Kuvend propozoi modele për arritjen e konsensusit të gjerë shtetëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pajtimi qytetar në të cilën fola në inagurimin tim nuk do të ndodhë vetvetiu, nëse dikush nuk ofron platforma konkrete për dialog mes palëve”, tha Pendarovski.
Takimi i liderëve të partive politike, siç theksoi Pendarovski, që u mbajt menjëherë pas Samitit të fundit evropian tregoi se kemi potencial të mjaftueshëm që në momente të vështira të jemi të unifikuar.
“Deri në fund të këtij viti, për herë të parë në kabinetin e një kryetari, do të organizojmë një seri takimesh me tifogrupet ku janë aktiv të rinjtë e përkatësive të ndryshme etnike. Në këto takime, me ftesë time, do të jenë të pranishëm edhe disa pjesëmarrës dhe dëshmitarë të konfliktit të vitit 2001 të të dyja palëve. Qëllimi im është që këtyre të rinjve përmes shembujve t’u tregojmë në njërën anë çmimin e dhunës ndërsa në anën tjetër, vlefshmërinë e dialogut dhe debateve për çështjet më të rëndësishme”, tha Pendaroski në Kuvendi.
Sipas tij, ndarjet e vjetra në linjë partiake dhe etnike ende nuk i kemi tejkaluar dhe tani po i shohim ndarjet e reja në bazë fetare, personave me aftësi të kufizuara, orientim seksual.
“Përderisa ne ndahemi dhe i diskriminojmë të tjerët që janë ndryshe prej nesh, nuk mund të flasim për zhvillim dhe të definohemi si shoqëri progresive. Asnjë ndryshim pozitiv nuk ka ndodhur për shkak se mjedisi apo publiku kanë qenë të përgatitur, por për shkak se dikush në mënyrë aktive ka punuar që këto ndryshime të ndodhin. Kundër paragjykimeve dhe sterotipeve duhet të luftojmë të gjithë”, tha mes tjerash Pendarovski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën