Pendarovski: Me anëtarësimin në NATO kemi kufij të garantuar, por edhe përballje më efikase me coronavirusin
Anëtarësimi ynë në NATO është një nga tre momentet më të rëndësishme në historinë më të re, nga pavarësia jonë deri më sot. NATO është parakusht për zhvillim. Nëse keni kufij të garantuar, siguri dhe integritet territorial, mund të përparoni në çdo fushë tjetër sepse i keni të gjitha parakushtet tjera. Në kushte të pandemisë, NATO po bën çmos për të parandaluar që kjo krizë shëndetësore të përshkallëzohet në krizë sigurie, duke ndjekur të gjitha rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Këtë e deklaroi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në një video-fjalim të regjistruar më parë të transmetuar sot në onlajn-debatin me temë “Kërcënimet globale, rreziqet, sfidat, mundësitë dhe anëtarësimi në NATO”, të organizuar nga Fakulteti për Siguri në Shkup dhe Qendra amerikane për arsim me rastin e 4 Prillit – Ditës së NATO-s dhe anëtarësimin e plotfuqishëm të Maqedonisë së Veriut në Aleancë
Duke folur për atë se si NATO i përgjigjet pandemisë me Kovid-19, kreu i shtetit përkujtoi se disa ditë më parë për herë të parë në historinë e Aleancës u mbajt një video konferencë për sigurinë dhe se për këtë muaj është caktuar një takim i jashtëzakonshëm i ministrave të mbrojtjes të vendeve-anëtare, ndërsa fokusi kryesor do të jetë përballja me coronavirusin dhe përshtatjen në përpjekjet e përbashkëta të vendeve të caktuara.
Ai përkujtoi se NATO në vitet e kaluara dhe para pandemisë, ka trajnuar mbi 500 të punësuar tanë në institucionet që tani janë në dispozicion dhe që punojnë, duke theksuar se QMK është një nga institucionet që ka një përfitim të drejtpërdrejtë. Pendarovski konsideron se Maqedonia e Veriut merr mbështetje të jashtëzakonshme informative nga NATO në pjesën e, siç tha ai, depërtimin e të vërtetës deri te përdoruesit e fundit dhe me këtë i hedh poshtë lajmet e rreme që kanë për qëllim të minojë besimin e qytetarët tanë në institucionet dhe sistemin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë
Vrasja e mjekut në Shkup, caktohet masa e arrestit shtëpiak për dy persona
Arrestohet i dyshuari në Gjilan për mashtrim – Policia konfiskon stoli, dokumente, një veturë dhe disa pajisje tjera
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia