Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen një rrëfim i rrallë nga ish-futbollisti kosovar Blendi Memaj, i njohur për eksperiencat e tij me gjigantin turk Besiktas, ekipin Beylikduzuspor dhe disa klube në Kosovë. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Në këtë intervistë të veçantë, Memaj rrëfen për penalltinë që kishte shënuar për Lirinë dhe fundi i karrierës së tij.


“Vjen momenti, minuta e 120-të, pyetja e trajnerit: ‘Kush po e godet penalltinë e parë?’”, rrëfen Memaj në “Arena e Yjeve”.

“Të gjithë e shkonim njëri-tjetrin, dikush jo muskulin (e lënduar), jo zgjatje dhe këto “lëndimet” ndodhin më shumë si pasojë e frikës dhe jo si pasojë e ngarkesës fizike”.

“Unë e marr topin dhe më thotë trajneri: ‘Ti po gjuan i pari?’...”, rrëfen më tej ish-futbollisti”.

Episodi i plotë me Blendi Memajn transmetohet të shtunën në ora 17:10 në RTV Dukagjini, si dhe publikohet në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit. Mos e humbisni këtë rrëfim të sinqertë e frymëzues nga një ish-futbollist që ka përjetuar majat dhe sfidat e karrierës. /Telegrafi/

telegrafi sport app