LAJMI I FUNDIT:

Pelosi kritikon emërimin e Grenellit nga presidenti Trump

Pelosi kritikon emërimin e Grenellit nga presidenti Trump

Drejtuesja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, ka reaguar ndaj emërimit të ambasadorit amerikan në Gjermani si Drejtor në detyrë të Inteligjencës Kombëtare.

Lidhur me këtë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Pelosi ka vlerësuar se “kualifikimi i vetëm” i diplomatit të arsimuar në Harvard për postin është “besnikëria absolute” e tij ndaj presidentit Donald Trump.


“Trupat tanë, patriotët e komunitetit tonë të inteligjencës dhe populli amerikan meritojnë një politikë të zgjuar dhe të fortë të sigurisë kombëtare. Mjerisht, Presidenti Trump ka vënë përsëri interesat e tij politike përpara interesave të sigurisë kombëtare të Amerikës, duke emëruar një Drejtor në detyrës të Inteligjencës Kombëtare, kualifikimi i vetëm i të cilit është besnikëria e tij absolute ndaj Presidentit”, citohet të ketë thënë Pelosi në një deklaratë.

“Amerikës i duhet një profesionist me përvojë, i kualifikuar dhe i konfirmuar nga Senati, veçanërisht pasi pavarësia dhe besueshmëria e komunitetit të inteligjencës janë vënë nën sulm nga vetë Shtëpia e Bardhë”, ka vazhduar ajo.

Deklarata e Pelosi vjen pasi presidenti Donald Trump e emëroi Grenellin si ushtrues detyre të Inteligjencës Kombëtare të mërkurën në mbrëmje, duke deklaruar se ai përfaqëson Shtetet e Bashkuara “jashtëzakonisht mirë”.

Në njoftim, presidenti vlerësoi ushtruesin e detyrës të deritanishëm Joseph Maguire për bërjen e një “pune të mrekullueshme” dhe la të kuptohet se ai mund të gjendej në një rol tjetër brenda administratës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori