Peja mbështet zejet tradicionale, 15 zejtarë përfitojnë subvencione për vitin 2025

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Pejës ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Shoqatën e Zejtarëve të Pejës, për mbështetjen me subvencione të zejtarëve për vitin 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, janë përzgjedhur 15 përfitues nga fusha të ndryshme të zejeve tradicionale, të cilët do të marrin mbështetje financiare nga komuna përmes këtij programi.
Lista e përfituesve për vitin 2025 është si vijon:
Afrim Lata – Qeleshepunues
Arben Belegu – Saraç
Avdulla Dula – Tabak
Bajram Bardhi – Leshllnurs
Blerim Gorani – Briskpunues
Gëzim Muriqi – Farkatar
Hysen Morina – Nallexhi
Jeton Shehu – Mbathtar
Kastriot Villa – Rrobashqepës tradicional
Lulzim Bruqi – Mbathtar
Nexhdet Belegu – Saraç
Parid Fetahu – Farkatar
Shefqet Bajrami – Farkatar
Vllaznim Lata – Qeleshepunues
Ymer Turjaka – Saraç
Nënshkrimi i memorandumit është realizuar me ndërmjetësimin e Shoqatës së Zejtarëve të Pejës, ndërsa nga drejtoria janë falënderuar z. Nazmi Gega dhe z. Bujar Nila për angazhimin në këtë proces./Telegrafi/












































