Peja kthehet te fitorja duke nënshtruar Trepçën

Në duelin e të shtunës, pejanët u treguan më të fortë se Trepça duke e mposhtur me dhjetë pikë epërsi (87-77).
Thuajse gjatë gjithë përablljes së zhvilluar para tifozëve pejanë, nikoqirët ishin në epërsi (ndërsa pjesa e parë përfundoi 48-37).
As në këtë takim nuk ishte i pranishëm transferi Jaleel Nelson, për të cilin thuhet se nuk i ka të kompletuara dokumentacionet. Nga klubi Peja kanë reaguar për moslejimin e debutimit të tij nga FBK.
“Nga e hëna do të merremi konkretisht me strukturën e FBK-se dhe do të kërkojmë arsyet e këtij vendimi!”, thuhet në një postim në faqen e Pejës në Facebook.
Nga të dalluarit te Peja ishte Jozo Brkic me 27 pikë, kurse te Trepça u dallua Samir Zekiqi me 19 pikë të shënuara. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































